Reagon avokati i shqiptarit që iu përdor fotoja e këmbës për pako cigaresh

Reagon avokati i shqiptarit që iu përdor fotoja e këmbës për pako cigaresh

Avokati familjes shqiptare, Antoine Fittante, i ka reaguar Komisionit Evropian për publikimin e këmbës së amputuar, që pretendohet të jetë përdorur pa lejen e tij  në një pako cigaresh.

Ai është shprehur i bindur se fotografia që është përdor si imazh është këmba e klientit të tij.

“Çdo shenjë është unike. Ky njeri ka shenja të djegies edhe në këmbën tjetër, është shumë e qartë. Një ekspertit nuk do t’i paraqiste problem indetifikimi i fotografisë”, ka thënë avokati Fittante.

Fittante, është shprehur i habitur se si është e mundur që një njeri ta gjej  fotografinë pa të drejtën e tij në pako e cigareve në të gjitha anët e Bashkimin Evropian.

“ Klienti im ndihet i tradhëtuar, është shkelur dinjitetit i tij duke e pas parasysh aftësinë e tij të kufizuar “.

Avokati ka vizituar spitali ku shqiptari pretendon se fotografia e tij është bërë aty.

Mirëpo gazeta ‘Le Parisien” ka hedhur poshtë dyshimet  duke treguar fotografi të njëtja nga koleksionet që përdor Bashkimi Evropian në  fushatën kundër duhanit në vitin 2017 para vizitës që shqiptari e ka bërë në spitalin ‘Metz’.

Gazeta  franceze kishte kontaktuar me spitalin, i cili nuk ka pranuar që të konfirmoj se kush është personi në atë pako cigaresh.

“Ne kemi marrëveshjen dhe i respektojmë të drejtat për të gjithë njerëzit të fotografuar për këtë fushatë”, ka thënë  një zëdhënës i Komisionit Europian, cituar nga Le Parisien.

“Nga informacionet që kemi, mund të themi pa dyshim se ky individ nuk është një prej tyre”.

Shokohet shqiptari – I përdoret foto e këmbës së amputuar në një pako cigaresh pa lejen e tij