
Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i ka reaguar kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, i cili tha se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka prishur vendit marrëdhëniet me Evropën, njofton Insajderi.
Sipas saj, Hoxhaj është “hajgarexhi” dhe se vazhdimisht gjatë karrierës së tij është ankuar vazhdimisht për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja.
“Enver Hoxhaj është hajgarexhi. Në karrierën e vet nuk ka lënë derë pa çelë me u anku për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën.
Sot, ai po mundohet me ua zënë vendin. Po e zbeht është figura e tij me hapë luftë me heronjtë e Kosovës, siç është edhe Ramush Haradinaj, që me Amerikën dhe Evropën e çliruan Kosovën e me ata edhe po e ndërtojnë”, ka shkruar Kadrijaj./Insajderi.com