Zyrtari për media i Partisë Social Demokrate, (PSD) Shkodran Hoti ka reaguar ndaj zyrtarit të LDK-së, Besim Hotit, duke i quajtur çnjerëzore qëndrimet e tyre karshi të ndjerit, Adem Demaçit.
Hoti ka thënë se nuk mund t’i quajmë vlerë shoqërore kur dikush i gëzohet vdekjes së njeriut.
“Sa e gerditshme! Sa çnjerezore! Krejt dakord qe mundesh mos me u pajtu me botekuptimet e dikujt. Mundesh edhe me kritiku, edhe pas vdekjes. Por cila eshte ideja me iu gezu vdekjes se dikujt e me vjell vrer per te? Çfare vlera proklamon ne shoqeri nje deputet si ky Armendi i LDK’se? Tmerr i pafund”, ka shkruar Hoti.
Reagimi i zyrtarit të PSD-së ka ardhur pas statusit të zyrtarit të LDK-së, i cili e ka quajtur të ndjerin Demaçi “përçarësi numër dy i shqiptarëve..”, të njëjtin postim e ka përkrahur edhe deputeti Naser Rugova, duke i pëlqyer postimin.
Përveç që gjatë ditës së djeshme, një zyrtari i kësaj partie, Besim Hoti ka ofenduar rëndë Demaçin, deputeti Naser Rugova i cili fillimisht e kishte pëlqyer këtë postim, e ka bërë një postim tjetër të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.
“Dijetar, vizionar, intelektual shumëdimensional, humanist, burrështetas urtak, i pathyeshëm, i pakrahasueshëm, baba themeltar i shtetit të Kosovës! Unikatin nuk e zëvendëson asnjë kopje!”, është përshkrimi që i ka përcjellur fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova.
/Insajderi.com