Zyrtari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka përmendur disa nga arsyet që sipas tij taksa ka dhënë efekt në raport me Serbinë.
Abrashi, që ishte pjesë e Qeverisë Haradinaj, ka thënë se Amerika në dialog është përfshirë për shkak të vendosjes së taksës.
“Amerika nuk ka qenë e përfshirë në dialog. Dialogun e ka drejtuar kryesisht Komisioni Evropian, me të cilin nuk është arritur asgjë. Ne me taksën kemi futur në bisedime edhe Amerikën”m tha Abrashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se Kosova ka aplikuar reciprocitet me Serbinë edhe në të kaluarën por nuk ka pasur asnjë përfitim.
Abrashi thotë se taksa ishte vendim i drejtë dhe i mençur dhe sipas tij këtë do ta dëshmojë koha.
“Ne kemi mundur ta heqim taksën në këmbim të liberalizimit të vizave, por koha do ta tregojë se kemi bërë një potez shumë të mirë që nuk e kemi larguar”, tha ai.
Zyrtari i AAK-së thotë se asnjë masë apo veprim nuk ka dhënë efekt sa vendosja taksës në sensibilizimin e qytetarëve për produktet serbe.
Abrashi thotë se po të mos ishte aq e dëmshme taksa, Brnabiqi [kryeministrja e Serbisë] nuk do të fliste për taksën në fjalën e parë. /Insajderi.com
Dy favoret e mëdha të Qeverisë për fabrikën e duhanit të Gazmend Abrashit