
Kush do të donte të ishte një prind në këto kohë? Ata jo vetëm se duhet të eksplorojnë limite të reja të tolerancës teksa edukojnë fëmijët e tyre, duhet të tregohen vigjilent edhe për prezencën e fëmijës në internet dhe faqet që ata frekuentojnë.
E meqë ra fjala, qeveria e Zelandës së Re, ka menduar se duhet të kenë një qasje më të lehtë, depërtuese dhe tërheqëse për të vetëdijesuar prindërit dhe fëmijët të rivlerësojnë sigurinë në internet, përmes një reklame që shfaq dy aktorë të zhveshur të pornos.
Reklama është një nga një seritë e një fushate të quajtur “Keep It Real Online”. Ajo merret me sulmet në internet, predatorët seksual dhe përmbajtjen e çfarëdo lloji të dyshimtë dhe potencialisht të rrezikshëm, njofton Insajderi.
Aktorët e pornos (që në fakt se kemi hulumtuar nëse janë në të vërtetë), arrijnë në derën e një shtëpie, ku përgjigjet nëna dhe ata prezantohen me emrat, Derek dhe Sue.
Ata i shpjegojnë nënës së habitur se Matty i përcjell ata “në laptopin e tij, iPad, Playstation, telefonin e tij, telefonin tuaj, projektorin SmartTV.”
Sue i shpjegon mamasë: “Djali juaj është vetëm një fëmijë. Ai mund të mos e dijë se si funksionojnë marrëdhëniet. Ne as nuk i japim rëndësi konsentit.”
Derek shton se ai kurrë nuk do të sillej në jetën reale ashtu si bën në videot porno.
Nëna, natyrisht, është duke kuptuar situatën: “Në rregull Matty. Duket sikur është koha të flasim për dallimin në mes asaj se çfarë sheh në internet dhe asaj se si ndodh në jetën reale”.
Nëna e shqetësuar mezi arrin të përfundojë fjalinë, mirëpo këtu qëndron këshilla më e mirë. Ndonëse e vështirë për një prind të iniciojë biseda të tilla, një gjë e tillë nuk duhet të evitohet asesi. /Insajderi.com