Republikani amerikan që erdhi në Kosovë në kohë fushate, del kundër “miqve” demokratikë të Veselit

Republikani amerikan që erdhi në Kosovë në kohë fushate, del kundër “miqve” demokratikë të Veselit

Matt Whitaker, republikani amerikan, përkrahës i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump që në Kosovë u bë i njohur për mbështetjen e tij ndaj kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në zgjedhjet e përgjithshme, së fundi ka dal me një opinion kundër “miqve demokratikë” të Veselit, shkruan Gazeta Insajderi.

Whitaker i cili u shfaq në fushatën e PDK-së, ku ishte prezantuar si njëri nga njerëzit më të afërt të presidentit Trump, ka shkruar sesi kongresistët demokratë po provonin t’i bënin të pavlefshëm zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 që nxorën Trumpin fitues kundrejt kandidates demokratike, Hillary Clinton të cilin Veseli e konsideron mike.

Përderisa në zgjedhjet e vitit 2016, Veseli kishte qenë njëri nga të ftuarit e demokratëve në nominimin për presidente, Hillary Clinton.

“Me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara”, kishte njoftuar zyra e kuvendit.

Ndërsa mbështetësi i Veseli, Whitaker në opinionin e tij të shkruar për “Usa Today” thotë se folësja e Kongresit, Nancy Pelosi e Partisë Demokratike, po i mëshonte shkelm sundimit të ligjit përmes hapjes së hetimeve për shkarkimin e Trumpit mbi skandalin me Ukrainën, për të cilin ai dyshohet se shantazhoi presidentin ukrainas me ndihmë ushtarake në rast se nuk e hetonte rivalin e tij politik Joe Bidenin për korrupsion.

Këtë opinion të Whitaker, Trump e ka mbështetur duke e shpërndarë në rrjetin e tij Twitter, me mbi shkrimin “Faleminderit Mat”. /Insajderi.com