Rivarroset trupi i 39 vjeçares nga Istogu – ende nuk dihen rezultatet e obduksionit

Rivarroset trupi i 39 vjeçares nga Istogu – ende nuk dihen rezultatet e obduksionit

Është rivarrosur trupi i Sevdije Kuklecit nga Lluga e Istogut, shkruan Insajderi.

Rivarrimi u bo vetëm një ditë pasi ajo u zhvarros për t’iu bërë autopsia me kërkesë të familjarëve të saj.

Për 39 vjeçaren nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës u tha se vdiq nga COVID-19. Por, me këtë nuk po pajtohen assesi familjarët e viktimës.

Insajderi, gjatë ditës ka provuar të flas me Drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, për të parë nëse kanë dal rezultatet e obduksionit, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Në rrëfimin për Insajderin, vëllai i Sevdijes, Rafet Salihu është shprehur i bindur se e motra nuk ka vdekur nga koronavirusi por nga pakujdesia e mjekëve.

Lexo edhe:

“Jo 99% por 1 milion % motra ime ska pasur koronavirus” – rrëfimi i vëllait të 39 vjeçares nga Istogu

Vdekja e 39 vjeçares – nisin hetimet për Spitalin e Pejës