Vdekja e 39 vjeçares – nisin hetimet për Spitalin e Pejës

Vdekja e 39 vjeçares – nisin hetimet për Spitalin e Pejës

Stafi i Spitalit të Pejës po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, konfirmon Prokuroria

Prokuroria në Pejë ka nisur hetimet ndaj stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Pejës, për veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja e rastit e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të stafit të Spitalit Rajonal të Pejës për veprën penale ‘Trajtim i Pandërgjegjshëm Mjekësor’”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

Gjatë ditës së djeshme është është zhvarrosur trupi i 39-vjeçares, Sevdije Kukleci nga Istogu që ndërroj jetë ditë më parë në Qendrën Klinike Univerisitare të Kosovës.

Trupi i saj është zhvarrosur në prani të familjarëve të saj.

Kjo për shkak që këta të fundit dyshojnë se ajo nuk ishte e prekur nga virusi, dhe për këtë arsye kanë kërkuar që trupi i saj të dërgohet për obduksion.  /Insajderi.com

E zhvarrosën pasi dyshojnë se nuk ishte e prekur nga Koronavirusi – vjen lajmi i fundit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore