Rizoto me djathë dhie të freskët

Rizoto me djathë dhie të freskët

Tani që temperaturat u ulën paksa, një pjatë e ngrohtë do t’i shkonte shumë për shtat mbrëmjes së sotme. Linda ka përgatitur rizoto me djathë dhie të freskët, një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme që do të bëjë bashkë në tryezë të rritur e të vegjël. Mos ngurroni ta provoni sa më parë.

Përbërësit për 4 persona:

500g oriz Carnaroli

150g djathë dhie i freskët (Chèvre)
1 Scalogne ose pjesa e bardhë e një qepe të njomë
1 gotë verë e bardhë
2 lugë vaj ulliri
lëng perimesh i valuar ose ujë
kripë
1 spec i kuq 

Përgatitja: Scalogne-n e grirë imët e skuqim me pak vaj në një tenxhere. Hedhim orizin dhe pasi e skuqim për pak minuta, e shuajmë me verë të bardhë. Kur vera të avullojë, shtojmë lëng perimesh ose ujë të valuar herë pas here derisa orizi të ziejë. Specin e kuq, të prerë në formë zhylien (në shirita të gjatë e të hollë), e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri dhe kripë. Kur orizi të ziejë plotësisht, e rregullojmë për kripë dhe e përziejmë me djathin e dhisë. E shërbejmë me feta speci të kuq të skuqur.