Platformat e rrjeteve sociale si Facebook e Youtube janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve në Britani të Madhe, sepse po shpërndajnë konspiracione rreth Coronavirus-it, thuhet në një studim të ri të publikuar nga Kings College London, njofton Insajderi.
Artikulli i publikuar në revistën “Psychological Medicine”, ka gjetur se njerëzit që marrin lajmet rreth sëmundjes nga rrjetet sociale ka më shumë gjasë që do t’i thyejnë rregullat dhe masat e vendosura nga institucionet.
“Njeriu pyet me vetën se sa gjatë do të vazhdojmë kështu pa bërë asgjë, derisa platformat e rrjeteve sociale vazhdojnë të shpërndajnë të pavërteta në shkallë globale”, thuhet në raport.
Studimi analizon të dhëna të nxjerruar në Britani mes muajve prill e maj të këtij viti.
Njerëzit ishin pyetur nëse besojnë në teori konspirative rreth COVID-19, siç është përshembull teoria se virusi është bërë në laborator ose se simptomat shkaktohen nga valët e 5G-së.
Asnjë nga këto teori nuk e ka asnjë bazë kredibile dhe s’ka fakte për to, por ata që i besonin këto teori ishin personat që lajmet e tyre kryesisht i marrin nga rrjetet sociale./Insajderi.com