Sa herë përpëlitni qepallat brenda një dite?

Sa herë përpëlitni qepallat brenda një dite?

Pulitja e qepallave është thelbësore për shëndetin tuaj të syve. Ndihmon sytë tuaj të qëndrojnë të lagur dhe të oksigjenuar, dhe gjithashtu pastron mbeturinat nga sytë tuaj, njofton Insajderi.

Jo të gjithë pulisin me të njëjtën ritëm, por ekziston një normë mesatare për numrin e rasteve kur shumica e njerëzve pulitin sytë në një minutë, orë ose ditë.

Mesatarisht, shumica e njerëzve pulitin qepallat rreth 15 deri në 20 herë çdo minutë. Kjo do të thotë, ndërsa jeni zgjuar, ju ndoshta përpëlitni sytë:

  • 900 – 1,200 herë në orë
  • 14,400 – 19,200 herë në ditë
  • 100,800 – 134,400 herë në javë
  • ndërmjet 5.2 dhe 7.1 milionë herë në vit

Çdo pulitje zgjat ndërmjet 0,1 dhe 0,4 sekonda. Duke pasur parasysh sa herë që personi mesatar përplitë qëpallat në minutë, kjo përbën rreth 10 për qind të kohës që jeni zgjuar.

Hulumtimet sugjerojnë se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në atë se sa shpesh ju pulitni sytë bazuar në seksin ose moshën tuaj. /Insajderi.com

Burimi: Health Line