ka ndarë 57 mijë e 944 euro për pagesën e punonjësve të angazhuar në rezidenc" />

Sa i kushtoi buxhetit të Kosovës Familja Rugova?

Sa i kushtoi buxhetit të Kosovës Familja Rugova?

Qeveria e Kosovës ka ndarë 57 mijë e 944 euro për pagesën e punonjësve të angazhuar në rezidencën Ibrahim Rugova, për periudhën janar-dhjetor 2020.

Vitin e kaluar Familjes Rugova nga Qeveria iu ndanë 57 mijë euro për pagesën e 12 punëtorëve të kësaj rezidence, teksa 9 mijë e 500 euro u ndanë për lëndë djegëse- peletë.

Përveç kësaj, Qeveria pati miratuar edhe propozim vendimin që bashkëshortes së ish-presidentit Rugova, Fana Rugova t’i ndahen 1 mijë euro në muaj si dhe veturë personale dhe vozitës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit që znj. Fana Rugova, bashkëshorte e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, t’i lejohet transfer i mjeteve financiare në muaj në vlerë prej 1 mijë euro neto, automjet dhe një drejtues automjeti”, thuhej në vendimin e Qeverisë.

Nga buxheti i shtetit të varfër të Kosovës, vetëm për dy vite janë ndarë 114 mijë e 944 euro për familjen e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova shto këtu edhe lëndët djegëse – peletë në vlerë prej 9 mijë e 500 euro si dhe benefitet për bashkëshorten e ish-presidentit.

Sa para përfiton familja Rugova nga shteti i Kosovës?