S’e takon Hashim Thaçin – Albin Kurti zgjedh të pi verë me gazetarët

S’e takon Hashim Thaçin – Albin Kurti zgjedh të pi verë me gazetarët

Albin Kurti, kandidati për kryeministër dje refuzoi dy herë ftesën e Presidentit Hashim Thaçi.

Tha se është në udhëtim jashtë vendit dhe se “agjendën nuk e ka aty për aty”. Ndonëse Vetëvendosje të pyetur nga Insajderin nuk treguan se për ku kishte udhëtuar Albin Kurti dhe për se çfarë arsye.

Por i njëjti në orën 19:00, një orë para kohës që Thaçi ia kishte caktuar për takimin e dytë – u shfaq ne ndejën e fundvitit që Vetëvendosje kishte organizuar për gazetarët.

Nga aty ftesat i Hashim Thaçit, Albin Kurti i cilësoi si të gjimnazistëve.

“Unë dua që të jem plotësisht i informuar drejtë që të jem në dijeni të kontekstit me qenë se përshkak të këtyre negociatave nuk kam mundur që të merrem me çështje të tjera, që janë jo më pak të rëndësishme, por shiqoni takime sot për sot caktojnë gjimnazistët”.

“Ne duhet t’i marrim seriozisht funksionet tona shtetërore, me rastin më të mirë paradoksalisht, takime sot për sot, figura shtetërore, caktojnë kur ka ose luftëra ose fatkeqësi natyrore, mirëpo fal zotit ne nuk i kemi asnjërën prej tyre”.

Kurti tha se do të duhej që dy tri ditë para takimit të marr ftesën duke shtuar se ky veprim i presidentit Thaçi është sjellje ekstreme.

“Pra as nuk kemi luftëra, as nuk kemi fatkeqësi natyrore dhe as nuk jemi gjimnazistë, do të duhej që së paku dy tri ditë, ftesa të dërgohet para takimeve. Sjellja e këtillë ekstreme prej vonesave të stërzgjatura tek nxitimet absurde për takime sot për sot me dy ftesa të një pas njëshme, mendoj se janë njësoj gabim”.

Megjithatë, edhe pas dy ftesave që mori dje nga Hashim Thaçi – Albin Kurtin zgjodhi të pi verë të kuqe së bashku me gazetarët e mediave të ndryshme.