Selmanaj për qeverisjen e Kurtit: Ajo çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili

Selmanaj për qeverisjen e Kurtit: Ajo çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, duke ju drejtuar qytetarëve ju tha të presin, pasi sipas tij, ajo çfarë do të shohin në vazhdim me qeverisjen e Albin Kurtit, do ta kishte zili edhe “xhaxhi Enver”, duke ju referuar komunistit Enver Hoxha, njofton Insajderi.

“Shhhhh! ‘Edhe muret kanë veshë’! ‘Armiku i brendshëm’ në aksion!.. Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili…”, shkroi ai në Facebook.

Reagimi Selmanajt erdhi pasi Qeveria e Kosovës u ankua se vendimet e nënshkruara nga kryeministri Albin Kurti po rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm.

Sipas zëdhënësi të Qeverisë, Përparim Kryeziu, këtë po e bëjnë “kapësit e shtetit”, për të cilët tha se ndodhen brenda Kryeministrisë./Insajderi.com

Shhhhh🤫!

“Edhe muret kanë veshë”!

“Armiku i brendshëm”në aksion!..

Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili..

Posted by Driton Selmanaj on Thursday, April 22, 2021