Shkenca është afër zbulimit që do të mundësojë shtyerjen e procesit të plakjes

Shkenca është afër zbulimit që do të mundësojë shtyerjen e procesit të plakjes

Plakja është e pashmangshme por shkencëtarët në University of California San Digeo (UCSD) janë duke iu afruar zbulimit që do të e vonojë procesin e plakjes.

Një grup shkencëtarësh që po studiojnë procesin e plakjes në tharm, për arsye se qelizat e tharmit janë më lehtë të manipulueshme, duke tentuar të kuptojnë nëse qeliza të ndryshme plaken në të njejtën shkallë, për të njejtën arsye, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Ajo që ishte intriguese në hulumtimin e tyre, ishte fakti që qelizat e përbëra nga i njejti material gjenetik në ambientin e njejtë, plakeshin në mënyra shumë të ndryshme.

Gjysma e qelizave të të njejtit tharm plakeshin për shkak të një shtyerje në nucleolus, një trup i rrumbullakët i lokalizuar në nucleus të qelizës.

Pjesa tjetër e qelizave plakeshin për shkak të mosfunksionimit të mitochondrias, e cila prodhon energjinë e qelizës.

Shkencëtarët thanë se qelizat shkojnë në njërën nga këto dy rrugë – nuclear ose mitochondrial – në fillim dhe vazhdojnë me procesin e plakjes deri sa shkatërrohen dhe vdesin.

Hulumtuesit vazhduan me teste të tjera për të vëzhguar sjelljen e këtyre qelizave.

“Për të kuptuar se si qelizat marrin këto veprime, ne identifikuam procesin molecular duke vëzhguar secilin proces të plakjes dhe lidhjet mes tyre, të cilat zbulojnë rrjetin molecular që kontrollon plakjen e qelizave në mënyrë analoge me rrjetin elektrik që kontrollon pajisjet shtëpiake”, thotë Nan Hao, autori i këtij studimi, njëherash professor i shkencave biologjike në sektorin e biologjisë molekulare në UCSD.

Pas modelimit të “peisazhit të plakjes”, ekipi hulumtues zbuloi se mund të manipuloj dhe të përshtasë, procesin e plakjes duke përdorur stimulime kompjuterike për të riprogramuar dhe modifikuar AND-në.

Ata arritën të modelojnë një “peisazh plakjeje” që në mënyrë dramatike do të rrisë jetëgjatësinë e qelizave. Kjo, sipas shkencëtarëve do të qojë në mundësin e shtyerjes së procesit  të plakjes së njerëzve.

“Fakti që ne e kuptojmë se si është rregulluar procesi, mund të na ndihmojë të ridizajnojmë apo rregullojmë një proces të ri plakjeje,”thotë Hao për CNN.

“Plakja është proces fundamental biologjik. Ne dimë shumë pak për këtë. Plakja ndërlidhet me shumicën prej sëmundjeve, kështu që nëse mund ta vonojmë këtë proces, do të ketë benefite shumë të mëdha për shoqërinë.”/Insajderi.com