Shkenca thotë se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë për këtë arsye

Shkenca thotë se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë për këtë arsye

Studiuesit në Universitetin Loughborough në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se sa më shumë që përdorni trurin tuaj gjatë ditës, aq më shumë i duhet të pushojë ndërsa fle, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.

Rezultatet tregojnë se truri i femrës punon në mënyra më komplekse, pasi gratë priren të bëjnë shumë detyra.

“Truri i grave është më kompleks sesa i burrave, kështu që nevoja e tyre për gjumë është pak më e madhe”, tha profesor Jim Horne, autori i studimit.

Një i rrituri mesatar ka nevojë për 6-8 orë gjumë për t’u rikuperuar nga lodhja dhe rraskapitja nga aktivitetet e kryera gjatë gjithë ditës. Gratë kanë nevojë për vetëm 20 minuta më shumë gjumë sesa burrat për të lejuar që truri të riparohet dhe të zgjohet i pushuar.

U zbulua gjithashtu se pak pushim ka efekte më të këqija në shëndetin e grave sesa burrat, për shembull, problemet kardiovaskulare dhe diabetin, depresionin, stresin ose ankthin. /Insajderi.com