Shkencëtarët gjerman janë duke mbajtur një koncert – eksperiment për të vëzhguar përhapjen e Covid 19

Shkencëtarët gjerman janë duke mbajtur një koncert – eksperiment për të vëzhguar përhapjen e Covid 19

Shkencëtarët gjerman janë duke mbajtur një koncert për të parë se si do të përhapet virusi në hapësira të mbyllura e të mëdha.

Ata do të rekrutojnë rreth 4,200 vullnetarë me grupmosha mes 18 dhe 50 vjeçare, në koncertin ku do të performojë këngëtari gjerman Tim Bendzko në një stadium në Leipzig, gjatë muajit të ardhshëm, raporton The Guardian, shkruan Insajderi.

Vullnetarët e këtij projkti do të bartin pajisje që do të transmetojë të dhëna nga lëvizjet e secilit person dhe ato të pjesëtarve tjerë të turmës, për çdo pesë sekonda.

Ata do të dezinfektojnë duart me pastrues duarsh me ngjyrë fluorescente për të identifkuar se cilat sipërfaqe përdoren më shumë dhe një makinë avulli do të përdoret për të vizualizuar përhapjen potenciale të virusit.

Prej këtyre vullnetarëve kërkohet që të dalin negativ në testin për Covid-19 dy ditë para koncertit dhe dëshminë e testit duhet ta tregojnë para se të hyjnë, në vend të biletës. Gjithashtu ata duhet të jenë të pajisur me maskë.

“Ne po tentojmë të gjejmë nëse ka një mes të artë, në mes të normalitetit të vjetër dhe të këtij të riut, që do të ndihmonte njerëzit të kenë mundësinë të dalin nëpër koncerte pa u rrezikuar, “ thotë kordinatori i eksperimentit Stefan Moritz, drejtues i Spitalit Universitar për sëmundje infektive.

Deri më tash janë regjistruar mbi 1000 vullnetarë, koncerti do të mbahet me 22 gusht ndërsa të dhënat e këtij eksperimenti do të dalin gjatë muajit tetor./Insajderi