Shkencëtarët po groposin mijëra palë brekë në dhe – Pse?

Shkencëtarët po groposin mijëra palë brekë në dhe – Pse?

Shkencëtarët planifikojnë të groposin mijëra palë të brendshme në kopshte nëpër Zvicër për të matur “shëndetin e tokës”, sipas një raporti.

Studiuesit nga instituti bujqësor Agroscope do të dërgojnë 2,000 palë brekë të pambukta tek vullnetarët për t’u mbuluar nga papastërtitë për një projekt të quajtur “Proof by Underpants”, sipas Science Focus, njofton Insajderi.

Ata do t’i gërmojnë ato një deri në dy muaj më vonë dhe do të shqyrtojnë se sa i kanë dëmtuar organizmat – duke përfshirë kërpudhat, insektet dhe krimbat – brekët. Sa më shumë vrima, aq më e shëndetshme është toka, sipas studiuesve. /Insajderi.com