Shkencëtarja që qëndron pas vaksinës së parë të COVID-19 po punon në një vaksinë për kancer

Shkencëtarja që qëndron pas vaksinës së parë të COVID-19 po punon në një vaksinë për kancer
Burimi i fotografisë: Bernd von Jutrczenka, Pool/Getty Images

Kompania gjermane prapa vaksinës së parë të aprovuar për COVID-19 po zhvillon një vaksinë për të ndihmuar në luftën kundër kancerit – e cila mund të jetë i disponueshme brenda dy viteve, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

BioNTech po punonte në një vaksinë për në kancer kur infeksioni COVID-19 filloi të përhapej në të gjithë botën.

Vaksina e Coronavirus-it e zhvilluar nga kompania dhe Pfizer u miratua në Britani brenda 11 muajve të parë të pandemisë – duke rritur fondet e nevojshme për BioNTech për të vazhduar ndjekjen e vaksinës së kancerit.

“Ne kemi disa vaksina të ndryshme të kancerit të bazuara në mARN,” tha Ozlem Tureci, e cila themeloi BioNTech me burrin e saj Ugur Sahin.

E pyetur se kur mund të jetë i disponueshëm një trajtim i tillë, Tureci tha “që është shumë e vështirë të parashikohet në zhvillimin inovativ. Por ne presim që brenda vetëm dy viteve, gjithashtu do të kemi vaksinat tona (kundër) kancerit në një vend ku mund t’ua ofrojmë njerëzve”.

Të premten, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i dha shkencëtares dhe bashkëshortit një nga dekoratat më të larta të vendit – Urdhrin e Meritës. /Insajderi.com