Shkëputet ajsbergu me peshë prej 315 miliardë tonë

Shkëputet ajsbergu  me peshë prej 315 miliardë tonë

Shkencëtarët e kanë vëzhguar dukurinë që prej viteve 2000, kur dha krisjet e para.

Ajsbergu është 1636 metra katror, dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për Antarktidën, por edhe për debatin e ngrohjes globale në përgjithësi.

Ky bllok akulli njihet si i treti më i madh në Antarktidë, dhe një kanal gjigant kullimi për ujërat e lëvizshëm të kontinentit.

Edhe pse është i stërmadh, lëvizja nuk ka për të ndikuar gjë në nivelin e detit, sepse akulli ka qenë në ujë që përpara.