Shërbimi Korrektues i Kosovës ka treguar për gjendjen e dëshmitarit Shkumbin Mehmeti. Ai u vë në një rrezik të paparashikuar dje, duke u trnsportuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdoc tek Gjykata Themelore në Prishtinë me të njëjtin mjet transportues me Bedri Krasniqin, të akuzuarin për vrasjen e dy policëve në vitin 2004. , i dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e dy policëve: Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj, i dënuar për rrëmbimin e biznesmenit Azem Morina, si dhe i akuzuar për vrasjen e dy policëve të tjerë më 2004.
Por SHKK ka thënë se gjendja e dëshmitarit është normale.
“Sa i përket shqetësimit tuaj lidhur me gjendjen e dëshmitarit pas rastit, mund ta konfirmojmë se gjendja e tij është normale, sikur deri më tani”, thuhet ndër tjerash në përgjigjjet e SHKK-së dërguar Insajderit.
Insajderi raportoi dje se si Shërbimi Korrektues i Kosovës e vendosi në rrezik dëshmitarin Shkumbin Mehmeti duke e vënë në një mjet transportues bashkë me Bedri Krasniqin.