Shtyhet takimi në mes partive të koalicionit, shkak Fatmir Limaj

Shtyhet takimi në mes partive të koalicionit, shkak Fatmir Limaj

Takimi në  mes partnereve të koalicionit; Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate, është shtyrë për të hënën.

Ky takim ishte planifikuar të mbahej sot.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulezim Blaka, tha për Insajderi.com, se takimi është shtyrë për shkaqe objektive dhe do të mbahet ditën e hënë.

“Po takimi është shtyrë për shkaqe objektive dhe do të zhvillohet të hënën”.

Insajderi, të mërkurën, ka raportuar se Fatmir Limaj ndodhet jashtë vendit.

Burime të Insajderit brenda NISMA-s thonë se arsyeja pse nuk do të zhvillohet ky takim është mungesa e Limajt.

Deputetja e NISMA-së, Arbëreshë Krasniqi, tha të mërkurën për Insajderin se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshjes në mes LDK-së dhe NISMA-s.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë kritik ndaj orientimit që Avdullah Hoti, i ka dhënë dialogut me Serbinë dhe emërimit të Skender Hysenit si Koordinator Shtetëror, pa u dakorduar partnerët e koalicionit.

Ditë më parë, AAK, shpalli kandidaturën e Haradinajt për president, për të qenë e hapur edhe një temë tjetër në tavolinën e liderëve të partive të koalicionit. /Insajderi.com/