Shumë mënyra se si mund të përdorni aspirinën

Shumë mënyra se si mund të përdorni aspirinën

A keni menduar ndonjëherë nëse aspirina mund të përdoret për ndonjë gjë tjetër përveç për të lehtësuar dhimbjen dhe ethet?

Sepse ka shumë e shumë mënyra se si aspirina mund të ju dalë në ndihmë, njofton Insajderi.

Lehtëson pickimet e insekteve.

Aspirina gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e ënjtjes dhe qetësimin e kruajtjes të shkaktuar nga pickimet e mushkonjave. Lagni një aspirinë të shtypurnë një lugë gjelle ujë, dhe aplikojeni atë në zonën e prekur për disa minuta.

Vepron si një eksfoliant.

Aspirina është një eksfoliant i shkëlqyeshëm për të hequr qelizat e vdekura nga fytyra. Përveç kësaj, ndihmon për të hequr qafe vajosjen e tepruar dhe për të zvogëluar madhësinë e poreve të zgjeruara. Thjesht përziejeni atë me ujë dhe lëreni për disa minuta. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, vendoseni me kujdes për të shmangur acarimin e lëkurës.

Eliminon kallot në këmbë.

Këto tableta gjithashtu ndihmojnë në zbutjen e shputave dhe heqjen e lehtë të lëkurës së vdekur. Shtypni 7 aspirina dhe shtoni gjysmë lugë gjelle lëng limoni për të formuar një pastë. Vendoseni përzierjen në shputat e këmbëve dhe mbulojeni me një leckë të ngrohtë. Lëreni për 10 minuta, dhe më pas fërkojini zonat e forta me shtuf.

Riparon flokët e dëmtuar.

Flokët tuaj gjithashtu do të përfitojnë nga përdorimi i aspirinës. Për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, tretni disa aspirina në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në flokë të pastër. Lëreni për rreth 15 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Heq njollat e djersës nga rrobat tuaja.

Aspirina gjithashtu shërben për t’i dhënë jetë të re rrobave tuaja. Vendosni një pilulë aspirina të tretur në ujë të ngrohtë për njollat e djersës dhe lëreni brenda natës. Më pas, lani rrobat tuaja si zakonisht dhe shijoni rezultatin.

Zgjatë jetën e luleve të këputura.

Për t’i bërë lulet tuaja të freskëta të zgjasin më shumë në vazon e tyre, shtoni një aspirinë të thërrmuar  në ujë. Kjo hile funksionon veçanërisht mirë për trëndafilat, duke i bërë ato të zgjasin shumë më gjatë dhe në gjendje më të mirë.

Ndihmon në zvogëlimin e akneve.

Aspirina ndihmon në qetësimin e akneve për shkak të vetive të saj anti-inflamatore. Thërrmoni 2-3 pilula aspirine dhe i përzieni me lëng limoni. Vendoseni përzierjen në puçërr dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta para se ta lani. Shmangni përdorimin e kësaj paste para ekspozimit në diell. /Insajderi.com

Burimi: Bright Side