Shumë nga ne nuk e kanë të qartë se si duhet vënë një maskë fytyre

Shumë nga ne nuk e kanë të qartë se si duhet vënë një maskë fytyre

Tani që në kohë pandemie, maskat për fytyrë janë bërë pjesë e pandashme e paraqitjes tonë, gjëja e fundit që do dëshironim të bënim, do ishte t’i vinim ato gabim.

Bazuar në udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizatën Botërore të Shëndetit, ne i kemi parashtruar udhëzimet për vënien e maskës më poshtë.

Dhe mbani mend: Maska është efektive vetëm nëse ato mbulojnë gojën, hundën dhe mjekrën. Dhe sado joshëse mund të tingëllojë heqja e maskës tuaj qoftë edhe për një moment, ky është gabimi numër një që bëni.

Si të vëni SI DUHET një maskë:

  • Lani duart për të paktën 30 sekonda.
  • Përdorni vetëm maska të pastra, me të cilat mund të merrni frymë lehtësisht. Mos përdorni një maskë ‘për një përdorim’ disa herë .

Vendoseni maskën tuaj, duke e mbajtur në kapëset e veshit.

  • Maska juaj gjithashtu duhet të përshtatet në mënyrë të shkëlqyeshme kundër anëve të fytyrës tuaj – pa hapësira të hapura. Por nuk duhet të jetë aq e ngushtë sa të jetë e vështirë të marrësh frymë.
  • Maska juaj mund të ketë një anë teli, me qëllim që t’i përmbahet formës së hundës. Shtypni poshtë mbi hundë për një përshtatje sa më të rehatshme.

Sigurohuni që hunda, goja dhe mjekra të jenë të mbuluara.

  • Nëse maskë juaj ka pala, ato duhet të hapen poshtë.
  • Tërhiqeni maskën tuaj në mënyrë që të mbulojë hundën tuaj, dhe tërhiqeni atë në mënyrë që të mbulojë gojën tuaj.
  • Pasi të keni vendosur maskën tuaj, mos e prekni përsëri derisa të vijë koha për ta hequr atë.

Si të MOS VINI një maskë fytyre

Kujdes nga këto tre gabime të njohura të maskave:

  1. Është shumë e lirshme. Nëse maskë juaj ka hapje të mëdha rreth hundës, gojës dhe faqeve të fytyrës tuaj, ajo nuk mund t’ju mbrojë në mënyrë efektive nga viruset që mund të kalojnë nëpër ato çarje. Maska juaj duhet të përshtatet mirë në fytyrën tuaj.
  2. Harrove hundën. Hunda juaj duhet të qëndrojë brenda maskës suaj
  3. Ju e vendosët përsëri dhe e prekët. Ju nuk duhet ta hiqni maskën tuaj për pushim kur jeni akoma në publik. Është e nxehtë, e kuptojmë, por është gjithashtu e mundur  të ndotni gojën ose fytyrën me ndonjë mikrob të maskës tuaj. /Insajderi.com

Përshtatur nga CNN.