Si ia faturoi si sukses partisë deputetja e VV-së “rrenën” e Thaçit për njohjen nga Xhamajka

Si ia faturoi si sukses partisë deputetja e VV-së “rrenën” e Thaçit për njohjen nga Xhamajka

Deputetja e VV, Fitore Pacolli njohjen nga shteti i Xhamajkës e ka quajtur fitore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli kishte shkruar se era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj.

Madje, ajo thotë se ky ndryshim do të sjell edhe liberalizimin e vizave.

“Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot, Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave. Erdhi dita për ty Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith reagoi në Twitter duke thënë se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi ajo. /Insajderi.com

Si e gënjeu një popull Hashim Thaçi për njohjen nga Xhamajka

Shiko edhe: