Si ka ndikuar Korona në shëndetin mental të të rinjëve

Si ka ndikuar Korona në shëndetin mental të të rinjëve

Edhepse, krejtësisht natyrshëm fokusi kryesor i vitit 2020 ka qenë natyrshëm në shëndetin fizik, një hulumtim i ri ka treguar se kjo situatë ka pasur efekt më të madh në shëndetin mental dhe emocional se sa që është menduar.

Të qëndrosh në shtëpi për javë të tëra, pa qenë i aftë të shohësh miqtë dhe më të dashurit, përballja me vështirësi finaciare, ndërkohë që një sëmundje vrastare po përhapet me të madhe në të gjithë globin, natyrisht që do ta rrit dozën e ankthit dhe depresionit, sidomos te grupmoshat e reja, raporton ID, shkruan Insajderi.

Një hulumtim i bërë nga UCL, Imperial College London dhe University of Sussex ka treguar që gjysma e grupmoshave 16 deri 24, që më parë nuk kishin pasur shenja të problemeve mentale, raportuan simptoma depresive gjatë izolimit, ndërsa një e treta e tyre, përjetuan sidromën e ankthit.

Të tjerë kishin raportuar çrregullime të të ushqyerit si mënyrë për të u ballafaquar me frikën dhe izolimin.

Ky hulumtim është shumë i rëndësishëm për shkak të botëkuptimit se të rinjtë janë më së paku të rrezikuar prej epidemisë. Edhepse kjo është konfirmuar, nuk duhet lënë mënjanë pasojat psikike të kësaj pandemie te këto grupmosha./Insajderi.com