Si ndikon moti në disponimin tonë?

Si ndikon moti në disponimin tonë?

Shpesh keni menduar, “sot ditë me shi, ditë pa lidhje”, por a ndikon në të vërtetë moti në disponimin tonë?

Nëse ndiheni të mërzitur gjatë një rrebeshi, nuk është imagjinata juaj: Moti i tillë vërtet mund të ketë një efekt negativ në emocionet tuaja.

Sipas një studimi, gati 9 përqind e njerëzve hyjnë në kategorinë e “urrejtësve të shiut”. Ky grup ndihet i zemëruar dhe më pak i lumtur në ditët me më shumë reshje. Një studim tjetër zbuloi se shiu madje rriti numrin e postimeve negative të publikuara në Facebook, njofton Insajderi.

Psikologia klinike Tecsia Evans, thotë se “është goxha e zakonshme të shohësh një ndryshim në disponim – siç është ndjenja e trishtimit ose vetëvlerësimi më i ulët – kur jashtë bie shi”.

Julia Samton, MD, një psikiatre në Neuropsikiatrin Manhattan të NYC, e cila ofron terapi drite në praktikën e saj, e çon atë këshillë një hap më tej. “Unë i inkurajoj njerëzit që me të vërtetë të përpiqen të ecin jashtë, edhe kur është ftohtë dhe me shi”, thotë ajo. “Edhe pse mund të mos duket shumë qejf, ju përsëri do të keni një ekspozim ndaj rrezeve të diellit, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit tuaj dhe rritjen e humorit tuaj”.

Së fundmi, mos e izoloni veten në mot me shi, paralajmëron Evans. “Kur njerëzit janë vetëm, mund të duket sikur gjërat janë më keq sesa në të vërtetë”, vëren ajo. Lidhuni me të tjerët në vend që të fshiheni nga shiu vetëm në ambiente të mbyllura dhe sigurisht që gjendja juaj do të jetë me diell – pa marrë parasysh sa e errët dhe e zymtë mund të jetë moti jashtë. /Insajderi.com