Si të dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Si të dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

A jeni ju e urtë apo e mençur?

– Bashkëshortja e mençur kur vëren gabimin e bashkëshortit do t’ia tërheqë vërejtjen dhe do t’ia rikujtojë se disa herë ia ka tërhequr vërejtjen.
– Bashkëshortja e urtë do ta përkrahë dhe do t’ia ngrejë humorin. Edhe kur duhet të shtiret që nuk ka vërejtur asgjë.

– Bashkëshortja e mençur në situata krize do t’i marrë frerët në duar të veta dhe do ta mësojë bashkëshortin si të jetohet në mënyrë të rregullt.
– Bashkëshortja e urtë në mënyrë shumë suptile dhe të pavërejtshme do ta orientojë, që bashkëshorti ta kuptojë atë si ide të veten, si dhe do ta përkrahë që ta arrijë deri te qëllimi.

– Bashkëshortja e mençur do t’ua mësojë fëmijëve matematikën.
– Bashkëshortja e urtë, para së gjithash, t’i konsiderojë të gjithë ata si Personalitet.

– Bashkëshortja e mençur në punë do të përpiqet të jetë më e mira nga të gjithë dhe të mos bëjë gabime. Prandaj shumica e kolegëve do të jenë shumë të kujdesshëm ndaj saj.
– Bashkëshortja e urtë do të krijojë midis kolegëve atmosferë dashurie dhe ngrohtësie.

– Bashkëshortja e mençur do t’u përzihet në jetë fëmijëve të vet, do t’u japë këshilla dhe porosi, të cilat nuk i kanë kërkuar, do të bisedojë me ta për atë se si duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre.
– Bashkëshortja e urtë do t’i lejojë fëmijët e saj të kenë përvojat e tyre jetësore dhe do t’i përkrahë në të gjitha situatat.

– Bashkëshortja e mençur do të luftojë me përshtypjet e vjehrrës, do të mbrojë pavarësinë e saj, do të grindet me ta. Dhe do të punojë sipas kokës së saj.
– Bashkëshortja e urtë do të mësohet të qeshë, të jetë e dëgjueshme dhe të pajtohet me të. Të punojë sipas kërkesave dhe me mirësjellje.

– Bashkëshortja e mençur dëshiron të ndryshojë botën. T’i përmirësojë të gjithë njerëzit përreth vetes.
– Bashkëshortja e urtë fillon të ndryshojë veten. Dhe i pranon të gjithë ashtu siç janë.

– Bashkëshortja e mençur mendon që i lumtur është ai që ka të drejtë.
– Bashkëshortja e urtë e di që të drejtë ka ai që është i lumtur./Insajderi.com