Si të kalkuloni sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumoni gjatë ditës?

Si të kalkuloni sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumoni gjatë ditës?

Të gjithë organet tona përbëhen nga uji – zemra dhe truri janë 73% ujë ndërsa mushkëritë janë 83% ujë, për shembull. Ideja që një person duhet të pijë 8 gota ujë në ditë për t’i mbajtur ato organe dhe tërë trupin të hidratuar është mjaft popullore.

Sidoqoftë, këto 8 gota për të cilat dëgjojmë kaq shpesh nuk janë një rregull por një sugjerim i një kategorie të mesme. Me gjasë u bë e njohur sepse duket se është një mes i artë për të gjithë. Në fakt, trupit tuaj mund t’i duhet pak a shumë ujë, njofton Insajderi.

Si të llogarisni sasinë e ujit që ju nevojitet?

Ekziston një formulë që do t’ju ndihmojë të llogaritni sasinë e ujit që i nevojitet trupit tuaj:

Sasia e ujit në litra që duhet të pini në ditë është e barabartë me peshën tuaj në kilogramë e shumëzuar me 0,033.

Pasi të llogaritni sasinë, mund të bëni një orar që do t’ju ndihmojë të mbani mend të pini aq ujë sa ju nevojitet.

Për shembull, është më mirë të filloni ditën tuaj me një gotë ose 2 ujë në stomak bosh. Ndër të tjera, uji në mëngjes rrit energjinë tuaj dhe shpejton metabolizmin tuaj; kështu, do t’ju ndihmojë të qëndroni energjik dhe shëndetshëm gjatë gjithë ditës. /Insajderi.com

Burimi: Bright Side