Si të parandalojmë rrjepjen e lëkurës pas djegjes nga dielli

Si të parandalojmë rrjepjen e lëkurës pas djegjes nga dielli

Edhepse procesi i ndërrimit të lëkurën është i vazhdueshëm dhe ndodh tërë kohën, gjatë ekspozimit të tepërt në diell, pjesë më të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi, duke e lënë sipërfaqë të skuqura që ndonjëherë mund të ju ngjajnë plagëve.

Mbrojtja më e mirë dhe më e sigurtë në këtë rast është kremi mbrojtës kundër diellit. Mirëpo ka gjasa gjithmonë që këtë lloj kremi ta kemi harruar apo që forca e diellit të jetë më e madhe se ajo e kremit mbrojtës, prandaj po ju tregojmë disa prej metodave të cilat mund të parandalojnë rrjepjen si pasojë e djegjes, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Hidratimi

Pirja e ujit duhet të kthehet në rutinë dhe jo vetëm gjatë stinës së verës. Pirja e ujit ndikon që lëkura të bëhet më e fortë dhe ta mbrojë veten. Ekspozimi ndaj diellit dehidron lëkurën dhe e than atë.

Kompresa të ftohta

Pasi e kuptoni që lëkura juaj tashmë është djegur, duhet të fillonu të përdorni kompresa të lagëta më ujë të ftohët, të cilat i ndërroni për 20 deri 30 minuta. Freskia dhe uji do të e ndihmojë lëkurën tuaj të shërohet më shpejt.

Mos u ekspozoni në diell

Nëse tashmë jeni djegur ju duhet të shmangni ekspozimin në diell tërësisht. Zona e dëmtuar është shumë e ndjeshme për të dalë në diell. Qëndroni në hije dhe lyhuni me krem mbrojtës.

Aloe vera

Fuqitë shëruese të kësaj bime janë të shumta, mirëpo për lëkurën e dëmtuar aloe bën mrekulli. E pasur me shumë vitamin E, kjo bimë do të përshpejtojë ripërtrirjen e lëkurës së dëmtuar dhe nuk do të ju mbesin shenja. Para se ta përdorni, duhet që gjethet e aloes të i lini në ujë, në mënyrë që enzimat të mos ju shkaktojnë kruarje./Insajderi.com