Si u përfshi zyrtari policor në qendrat e masazhit ku ushtrohej prostitucion në Gjilan?

Prej dhjetorit të vitit 2017, e deri në muajin qershor të këtij viti, pas hetimeve të fshehta Policia kishte gjetur se një qendrën e masazhit “Swiss Massage” ushtrohej edhe prostitucion. Si përgjegjës i kësaj qendre ishte Fatlum Shabani, me profesion zyrtar policor. Insajderi ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë në Gjilan, ku zbulohet mënyra e funksionimit të kësaj qendre.

Si u përfshi zyrtari policor në qendrat e masazhit ku ushtrohej prostitucion në Gjilan?

Prej 20 deri në 50 euro paguheshin punëtoret në qendrën e masazhit “Swiss Massage” në Gjilan, për të kryer marrëdhënie seksuale me klientët.

Pas hetimeve disa mujore të Policisë është vërtetuar se në këtë qendër ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor, në cilësinë e përgjegjësit.

Veç tij, si e pandehur është edhe një vajzë e cila kishte qenë në cilësinë e recepsionistes

“Nga fillimi i muajit dhjetor të vitit 2017, deri me dt. 08.06.2018 rreth orës 21:35 në Gjilan në lokalin Sëiss Massage, gjatë zbatimit të masave të fshehta, blerje të simuluara të ndonjë sendi, është vërtetuar se të pandehurit Fatlum Shabani (me profesion zyrtar policor), M.SH dhe D.K në mënyrë të vazhdueshme kanë rekrutuar, ndihmuar dhe kontrolluar femrat për qëllime të prostitucionit. Në atë mënyrë që i pandehuri M.SH si pronar i biznesit Swiss Massage, i pandehuri Fatlum Shabani si përgjegjës i biznesit, ndërsa e pandehura D.K si recepsioniste, i kanë rekrutuar, ndihmuar dhe kontrolluar se përveç që të kryejnë punët e masazhes, të njëjta ofrojnë shërbime seksuale me pagesë për klient, për shërbimet e siguruara seksuale të cilat i ofrojnë të dëmtuarat, të pandehurit dhe të dëmtuarat pëfitojnë shumën prej 20 deri 50 euro”, thuhet në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Në gjithë procesin, në cilësinë e dëshmitarët kanë qenë tri viktima, një zyrtar policor, dhe një hetues.

V.XH, M.TH, E.H, XH.D (zyrtar policore) dhe L.K (hetuese) kanë dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me veprimtaritë që ushtronte kjo qendër e masazhës.

Tri të parat kanë qenë në cilësinë e viktimave, kurse E.H përkundër se ishte e mitur, kishte vazhduar punën në cilësinë e praktikantes.

Zyrtari policor, Fatlum Shabani në dëshminë e tij kishte thënë se tek pasi kishte filluar punën e kishte kuptuar që njëra nga punëtoret ishte e mitur.

Në deklaratëne  tij ai zbardhë edhe pagat që merrnin punëtoret në këtë qendër masazhi.

“Lokalin e kishte marr me qira nga muaji mars apo prill 2017 pasi ishte kosultuar me djalin e axhës M.SH. Për D.K paga mujore kishte qenë 450 euro, për V.XH 200-250 euro, ndërsa për E.H si praktikante është paguar 100-150 euro, ndërsa M.TH është paguar me ditë. Ajo është paguar nëse e ka kryer një masazh 30 euro, ajo ka përfituar 10 euro”, ishte deklarata e zyrtarit policor.

Nga aktauza e siguruar nga Insajderi, tregohet për përfshirjen e V.XH në kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një person.

E dyshuara kishte sipas Prokurorisë kishte pranuar këtë kërkesë, pasi klienti i kishte dhënë 50 euro që të dalin për kafe.

“E.H kishte shkuar si praktikante, D.K e kishte njohur si dashnorja e Faltumit, kurse V.XH kishte punuar si masazhere që kishte qenë në radhe për të marrë klientin dhe për ta dërguar te dhoma. Atë ditë i kishin pasur dy klientë, dhe i ka marrë nga ora 18:00. Klienti dytë që kishte shkuar në orën 21:00 i njëjti ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe vullnetarisht kishte pranuar pasi që i kishte ofruar shumën e 50 eurove, që të dalin pas orarit të punës në një vend tjetër. Pas përfundimit të masazhës aty kishin shkuar policia dhe kishin hyrë në lokal dhe e kishin larguar në njërën anë të dhomës ka dera, dhe nga e njëjta i kishin kërkuar të hollat. E njëjta kishte thënë se 20 euro janë të saj, kurse 50 i kishte thënë se janë mbi komodë që ua kishte dhënë klienti”, thuhet tutje në aktakuzë.

Dëshmitarja që ishte e mitur, E.H ka deklaruar se zyrari policor i akuzar i kishte thënë se fillimisht do të punësohej vetëm si pastruese.

“Ditën kritike kishte qenë M.TH me një klient duke bërë masazh, mirëpo nuk e kishte parë se çka kanë bërë, ndërsa V.XH ka qenë në një dhomë tejtër por që pësëri nuk e ka parë se çfarë kanë bërë”, thuhet në pretendimet e prokurorisë.

Dëshmitarja tjetër V.XH tregon për ditën kur Policia kishte hyrë në këtë qendër.

“E.H zakonisht nuk ka hyrë me persona sepse ka qenë praktikante, nuk kishte qenë e aftë për të bërë masazhë. Pasi që kishte hyrë dëshmitarja në dhomën 3 pas rreth 10 min e kishin hapur derën dhe kishin qenë 5-6 polic dhe pasi që kishin hyrë në dhomën e masazhës e kishte pyetur a kishte naj sen më shumë, është fjala për seks, dhe e njëjta i kishte thënë se është vetëm për masazhë. I njëjti i kishte kërkuar të takohen jashtë orarit”, thuhet tutje në aktakuzë.

Përgjimet telefonike dëshmojnë përfshirjen e policit në prostitucion:

Prokuroria ka siguruar edhe pëgjime telefonike ku dëshmohet që Fatlum Jashari, zyrtar policor si përgjegjës në këtë qendër masazhi ka qenë i përfshirë në kryerjen e prostitucionit.

“Nga transkripti i pëgjimeve telefonike vërtetohet se Fatlum Shabani ka qenë përgjegjës dhe menagjer i biznesit Swiss Massage, ku vëretohet se i pandehuri ka rektutuar, ndihmuar dhe kontrolluar femrat V.XH, M.TH, E.H ku gjatë kontaktit me një klienktë ka kontaktuar me këtë përmbajtje të bisedës ‘mos hargjo pare kot po të thom, a nëse don relax masazh, ambienti i ngrohtë, ambient i ftotë krejt mirë, edhe me ndrru kontakt me ato qikat që kanë të bajsh masazhë me tjetër hesap”, thuhet në përmbajtjen e mesazheve.

Nga përgjimet e tjera të Prokurorisë, e pandehura tjetër D.K si recepsioniste ka ndimuar femrat në prostitucion.

“A doni me lanë naj termin, klienti është përgjigjur: ‘po du me lane po deshta me shtu najsen pare ma shumë a ka naj senë ma shumë”, e pandehura është përgjigjur me fjalët ‘kur të vini këtu biedojmë. E pandehura i është përgjigur me fjalët se ‘okej në rregull nesër kur të thirrsh me bo termin, pyet për gjëra tjera”, thuhet tutje në përgjimet.

“Klienti e ka pyetur për masazhere me këto fjalë ‘a ki naj masazhere që i ka b*** e mira. E pandehura i është përgjigjur ‘një orë është 30 euro’. Klienti ia ka kthyer ’30 euro a ma shumë, a mujna me bo përpos masazhës. Ajo është përgjigjur ‘kur vini këtu bisedojmë”, shkruhet në aktakuzë.

Vetëm gjatë këtij viti në Kosovë për prostitucion në qendra të masazheve janë arrestuar rreth 50 persona. Kurse në pesë vitet e fundit numri shkon deri në 300 të arrestuar. /Insajderi.com

Insajderi.com | Polici përfshihet në prostitucion

Në një qendër të masazhës në Gjilan ushtroheshin edhe dukuri ilegale, e për këtë është arrestuar edhe një policLexo raportin e plotë: https://bit.ly/2OOUa6a

Posted by Insajderi on Tuesday, 9 October 2018