Ka shumë arsye që kostot e dasmës mund të rriten gjatë dy viteve të ardhshme, por dy arsyet kryesore janë rezultatet e ndikimit të Coronavirusit në industrinë e dasmave, shkruan Insider, transmeton Insajderi.
Mijëra çifte anuluan dasmat e tyre mes pandemisë, duke i planifikuar për 2021 dhe 2022. Këto anulime lanë punëtorët e industrisë – si planifikuesit e dasmave, vendet, luleshitës dhe furnizuesit e ushqimit – pa burime të të ardhurave.
Ndërsa shitësit përpiqen të tërhiqen nga vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga të qenit kryesisht pa punë për një vit, shumë prej tyre po rrisin tarifat e tyre, tha Valentina Ring, një planifikuese e dasmave me bazë në Mretërinë e Bashkuar, për Insider.
Në të njëjtën kohë, numri i lartë i çifteve që planifikuan dasmat e tyre do të thotë se do të ketë më shumë dasma se kurrë më 2021-tën dhe 2022-tën.
Për të përmbushur kërkesën në rritje, shitësit do të kenë nevojë për më shumë staf, të cilat gjithashtu mund t’i cojë në rritje tarifash. /Insajderi.com