Skandaloze: KEDS fryen faturat në mënyrë arbitrare

Skandaloze: KEDS fryen faturat në mënyrë arbitrare

Mungesa e energjisë elektrike për orë të tëra në tërë territorin e Kosovës, për vec që nuk dihet se sa do të zgjasë, këtë muaj  ajo do tu faturohet shumë më shtrenjtë.

Shtrenjëtimin në mënyrë arbitrare të energjisë e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala. Ai tha se KEDS është duke blerë energji prej 100 deri në 120 euro për një MW.

“Për momentin jemi duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike. Nga prodhimi vendor po arrihet të prodhohen më pak se 400 MW që nuk arrin të mbulojë as 50% të konsumit”.

“Ne jemi duke importuar të gjithë energjinë që po mund ta gjejmë në treg dhe po e blejmë atë me një çmim shumë të lartë, rreth 100 deri 120 EURO për MË. Kjo është 4 herë më e shtrenjtë se rryma që prodhohet në vend”, tha Buzhala.

Buzhala paralajmëron se edhe çmimet e faturave për qytetarët do të rriten.

“Këto çmime të larta kanë ndikim në çmimin e rrymës për konsumatorë”, tha ai.

Thotë se për të balancuar sistemin janë të detyruar që të aplikojmë ndërprerje duke bërë përpjekje maksimale që konsumatorët të afektohen sa më pak.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka kërkuar nga KEK dhe KEDS që të sigurojnë energji të pandërprerë pasi që qytetarëve nuk u intereson se a kanë rënë njësitë dhe me cfarë cmimi po e blejnë rrymën.

KEDS-i shpërfill kryeministrin Haradinaj