Sondazhi i Insajderit zbulon se kur do të “ndodhë” koalicioni

Sondazhi i Insajderit zbulon se kur do të “ndodhë” koalicioni

Çështja e koalicionit ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës vazhdon të jetë top temë e kosovarëve.

Gazeta Insajderi ka realizur gjatë ditës së djeshme një poll me pyetjen: Kur do të ndodhë koalicioni VV-LDK, sipas jush?

Brenda 24 orëve në të kanë votuar më shumë 3200 persona.

65% prej tyre kanë thënë se koalicioni nuk do të ndodh “kurrë”, ndërsa vetëm 35% shpresojnë se koalicioni do të ndodh “së shpejti”, shkruan Insajderi.

Lexo edhe: 

Vazhdon saga – nga Presidenti tek Kryeparlamentari – ku do të përfundojnë Kurti dhe Mustafa?