Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot (e martë) do të takohet më liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për t’u koordinuar për çështjet politike në vend.
Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 12:00.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar, Lulëzim Blaka, zyrtar për informim në AAK.
Ndërkaq, të mërkurën Kurti do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përveç Haradinajt e Abdixhikut, ftesën për takim shefi i qeverisë ia ka dërguar edhe liderit opozitar Enver Hoxhajt nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky i fundit e ka refuzuar ftesën.
Albin Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë./Insajderi.com