
Një studim i ri sugjeron që gratë shtatzëna që sëmurën rëndë nga COVID-19 përballen me një rrezik të rritur të vdekjes dhe lindjes së parakohshme krahasuar me ato me raste asimptomatike të sëmundjes, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Sidoqoftë, autori kryesor i studimit tha se rezultatet e padëshiruara nuk shoqëroheshin me infeksione të lehta deri në mesatare të Coronavirusit.
Gjetjet u paraqitën të Enjten në një takim virtual për “Society for Maternal-Fetal Medicine”, sipas një njoftimi për shtyp nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, i cili financoi studimin. /Insajderi.com