Studimi i profesorit nga Marsjeja/ Terapia ime kundër koronavirusit u testua me sukses në 80 pacientë

Studimi i profesorit nga Marsjeja/ Terapia ime kundër koronavirusit u testua me sukses në 80 pacientë

Profesori kontrovers nga Marseja, Didier Raoult ka publikuar të premten në darkë rezultatet “relevante” nga një studimi të dytë mbi kombinimimin e hidroksiklorokinës në kombinim me një antibiotik për të mposhtur koronavirusin. Doktori i Marsejës është entuziast. Studimi i ri u krye mbi 80 pacientë dhe “demonstron efektivitetin e protokollit” dhe “rëndësinë e kombinimit të hidroksiklorokinës dhe azitromicinës” sipas Didier Raoult.

I gjendur në zemër të një polemike, që prej botimit të studimit fillestar të kryer mbi 24 pacientë, disa javë më parë, profesori Raoult këmbëngul kundër të gjithë kritikëve, se marrja e hidroksiklorokinës është e vetmja mënyrë për të luftuar me sukses kundër Covid-19.

Këtë të premte në mbrëmje, me ekipet e tij, ai publikoi një studim të dytë më të plotë me, veçanërisht, me një ndjekje më të gjatë në kohë të pacientëve (6 deri në 10 ditë) dhe një grup më të madh të pacientëve (80 këtë herë nga 24 në studimin e parë).