Studimi: Kjo grup moshë njerëzish janë shpërndarësit më të mëdhenj të virusit

Studimi: Kjo grup moshë njerëzish janë shpërndarësit më të mëdhenj të virusit

Studimi i ri sugjeron që përhapësit më të mëdhenj të coronavirusit janë të rriturit e moshës 20 deri 49 vjeçare, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të jenë të parët të radhët për vaksinim, thonë ekspertët, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Një ekip hulumtues në Imperial College në Londër përdori të dhëna për vendndodhjen e celularëve që mbulojnë më shumë se 10 milionë njerëz dhe informacione të disponueshme për publikun mbi përhapjen e virusit për të llogaritur se cilat grup mosha ishin më përgjegjëse për përhapjen e virusit në pjesën më të madhe të SHBA-së.

Fëmijët përbënin përhapje shumë të vogël, thanë studiuesit, ashtu si të rriturit e moshuar. Kjo mund të nënkuptojë që hapja e shkollave mund të mos kontribuojë në përhapjen nëse transmetimi kontrollohet tek të rriturit më të rinj, thanë ata. /Insajderi.com