Fëmijët që mbajnë një gjen të caktuar mund të përgjysmojnë rrezikun e astmës duke ngrënë peshk me vaj, sipas një studimi të ri, shkruan The Times, transmeton Insajderi.
Duke ngrënë të paktën dy porcione peshk në javë, shumë fëmijë mund të zvogëlojnë gjasat e tyre të shfaqjes së astmës me 50 për qind, midis moshave 11 dhe 14 vjeçare.
Sidoqoftë, studimi tregon vetëm se kjo ka të ngjarë të ndodhë tek fëmijët që bartin një version të gjenit të acidit yndyror desaturase (FADS). Pak më shumë se gjysma e popullsisë mendohet se mbart gjenin përkatës të variantit, që do të thotë se gjetjet mund të kenë implikime të përhapura. /Insajderi.com