Studimi paralajmëron: Disa pije energjike përmbajnë nivel të lartë të kësaj substance toksike

Studiuesit nga Universiteti Monash kanë paralajmëruar se disa pije energjike përmbajnë nivele të dëmshme të peroksidit të hidrogjenit - kimikati në zbardhues.

Studimi paralajmëron: Disa pije energjike përmbajnë nivel të lartë të kësaj substance toksike

Nëse jeni adhurues i pijeve energjike, dhe nuk kalon një ditë pa konsumuar të paktën një, ky studim po ngre alarm për të cilin duhet të jeni të vetëdijshëm, njofton Insajderi.

Studiuesit nga Universiteti Monash kanë paralajmëruar se disa pije energjike përmbajnë nivele të dëmshme të peroksidit të hidrogjenit – kimikati në zbardhues.

Drinking bleach is a very bad idea

Një gjetje shqetësuese, studiuesit besojnë mund të ndihmojnë në shpjegimin e ndryshimeve në rreziqet e kancerit.

Profesori Louise Bennett, i cili drejtoi studimin, tha: “Hulumtimi tregon se njerëzit janë duke pirë peroksid hidrogjeni të holluar kur konsumojnë disa pije energjike”.

“Efektet afatgjata mund të shpjegojnë disa tendenca të rrezikut nga kanceri në grupmoshën që konsumojnë pije energjike.”

Sipas studiuesve, peroksidi i hidrogjenit përdoret për pastrim, po deri në 5mg / kg janë të lejuara në produktet e ushqimit dhe pijeve, por në shumë shtete sasia e lejuar shkon nën më pak se aq.

“Ne shpresojmë që kërkimi ynë të çojë në standarde të reja për të shmangur prodhimin e peroksidit të hidrogjenit në këto lloje të pijeve të njohura”, thotë profesor Bennett, duke shtuar se ajo shpreson të punojë me kompani individuale për të menaxhuar këtë problem. /Insajderi.com

Burimi: Mirror.co.uk