Individët që luftonin me episodet e mëdha depresive u zbulua se kishin përpunim anormal vizual, sipas një studimi finlandez që sugjeron se perceptimi i ndryshuar përfshin ndryshime në korteksin cerebral, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.
Gjetjet e botuara në “Journal of Psychiatry and Neuroscience: buruan nga të dhënat që përfshinin 111 pacientë dhe 29 kontrolle të shëndetshme. Pacientët nën studim po luftonin me çrregullimin unipolar, çrregullimin bipolar dhe çrregullimin borderline të cilët iu nënshtruan episodeve të mëdha depresive.
“Pacientët që vuajnë nga depresioni e perceptuan iluzionin vizual të paraqitur në modele si më të dobët dhe, rrjedhimisht, kontrastin disi më të fortë, sesa ata që nuk ishin diagnostikuar me depresion”, shkruhet në njoftim.
Ekipi bëri thirrje për kërkime të mëtejshme për të eksploruar përpunimin e ndryshuar vizual që rezulton nga depresioni për të ndihmuar zhvillimin e terapive për çrregullimet mendore. /Insajderi.com