
Studiuesit po tentojnë të luftojnë zjarrin me zjarr.
Një studim i ri i botuar të martën në “Journal of Infectious Diseases” sugjeron që rinovirusi njerëzor, i njohur ndryshe si “ftohja e zakonshme”, ndihmon në bllokimin e SARS-CoV-2 nga replikimi në traktin respirator.
Shkencëtarët në MRC-University of Glasgow Center for Virus Research (CVR) tani besojnë se kjo përgjigje imune natyrale ndaj të ftohtit mund të sigurojë gjithashtu mbrojtje të konsiderueshme nga COVID-19.
Kështu, ata me të dy patogjenët e pranishëm në trupin e tyre mund të fortifikohen në mënyrë unike kundër një Coronavirusi më vdekjeprurës.
Rezultatet kanë bërë që studiuesit të besojnë se ndërveprimi i dobishëm viral mund të ndihmojë në uljen e numrit të rasteve të reja të Coronavirusit. /Insajderi.com