Është një pjatë tradicionale e vjetër e Lituanisë, por e gjen dhe në vende të tjera fqinje, si: Poloni, Bjellorusi, Rumani etj. Çdo familje ka recetën e saj që tra" />

Supë e ftohtë me panxhar, receta e jetëgjatësisë

Supë e ftohtë me panxhar, receta e jetëgjatësisë

Është një pjatë tradicionale e vjetër e Lituanisë, por e gjen dhe në vende të tjera fqinje, si: Poloni, Bjellorusi, Rumani etj. Çdo familje ka recetën e saj që trashëgohet brez pas brezi.
Nga Linda Fishta; Fotografia Armand Habazaj

Koha e përgatitjes-10 minuta

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

• 600 g panxhar i kuq i zier me parë • 1 litër kefir që mund ta zëvendësoni me kos të bardhë pak të thartë dhe të hollë • 4 vezë të ziera • 1 tufë kopër • 1 qepë e freskët • 1 lugë lëng limoni ose uthull • 2 rrepa • 2 kastravecë

PËRGATITJA: 1 Grijmë në rende me vrima të mëdha panxharët e zier, kastravecët në kubikë të vegjël dhe qepën në rrota të holla (përdorim dhe bishtat). Grijmë koprën, 2 vezë i bëjmë thërrime dhe dy të tjerat i ruajmë. 2I hedhim të gjithë përbërësit në një tas ku shtojmë kefirin/kosin, e rregullojmë për kripë dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë në frigorifer të pushojë për jo më pak se 40 minuta. E shërbejmë supën me vezë, kopër dhe feta rrepe. Në Lituani e shoqërojnë me patate të ziera të ngrohta ose patate furre.