Suspendohen policët e arrestuar në aksionin kundër kontrabandës në veri

Suspendohen policët e arrestuar në aksionin kundër kontrabandës në veri

Miradie Kelmendi nga Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar se gjatë aksionit të sotëm të policisë në komunat veriore, janë arrestuar 19 zyrtarë policor.

Sipas saj të gjithë zyrtarët e arrestuar janë suspenduar nga puna.

“Prej tyre 11 janë të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe  4 të nacionalitetit boshnjak. Prej tyre 1 ka qenë i gradës kapiten, 3 në gradën e rreshterit dhe të tjerët pjesëtarë policorë”.

“Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë, të njëjtit janë suspenduar nga detyra”, tha zyrtarja e IPK-së në konferencën për media.

Sipas Kelmendit gjatë këtij operacioni janë bastisur 12 lokacione. Ndërsa gjatë aksionit janë konfiskuar gjësende të ndryshme si armë, pajisje teknologjike dhe para.

Gazeta Insajderi ka publikuar emrat e policëve të arrestuar të dyshuar për kontrabande e mashtrim.

Të arrestuarit janë Izet T., Ramadan Rrustemi, Reshat Kuqi, Besim Merovci, Albert Maxhuni, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Oliver Kozmanoviq, Blagoje Lazoviq, Jasno Doroviq, Verelub Dimitroviq, Ana Bosovie Baraq, Krista Subotiq, Zvezdan Spasojeviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Abdurrahim Hoxhiq, Biljan Medelkoviq, Milja Mileneviq.

Ekskluzive: Këta janë shqiptarët që dyshohen për kontrabandë në bashkëpunim me serbët