Tahiri në kafe sqaruese me gastronomët

Gasteronomët, të bërë nervoz me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, kanë vendosur që nuk do t’u shërbejnë më kafe qeveritarëve. Por Besnik Tahiri, i dyti i qeverisë, tha se gastronomët i kanë keqkuptuar masat, prandaj i ka ftuar në zyre – edhe për t’u sqaruar, edhe për të pirë kafe bashkë.

Tahiri në kafe sqaruese me gastronomët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur në takim përfaqësuesit e gastronomeve, të cilëve u ka dhënë sqarime për masat e reja të miratuara nga Qeveria, njofton Insajderi.

Tahiri ka ftuar ata në takim pasi gastronomet shprehen pakënaqësi për masat e Qeverisë, duke shpallur persona “non-grata” kabinetin qeveritar dhe duke paralajmëruar se nuk do ju shërbejnë kafe atyre.

Meqë lokalet vendosën që të mos u shërbejnë më kafe qeveritarëve, sepse sipas tyre, me masat e marra anti-COVID’19, bizneset e tyre po dëmtohen pakthyeshëm, Tahiri i fitoi në zyrë për t’ua sqaruar vendimet e Qeverisë.

Pas takimit pritet të ketë edhe prononcim për medie./Insajderi.com