Takohen Kurti e Haradinaj

Takohen Kurti e Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot, e martë, në takim liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për t’u koordinuar për çështjet politike në vend.

Takimi mes dy liderëve ka filluar në orën 12:00, njofton Insajderi.

Ndërsa, një ditë pas, shefi i ekzekutivit do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përveç Haradinajt e Abdixhikut, ftesën për takim shefi i qeverisë ia ka dërguar edhe liderit opozitar, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky i fundit e ka refuzuar ftesën.

Albin Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë./Insajderi.com