Të gjithë e dimë se Jeff Bezos është shumë i pasur por sa kohë do ti duhej atij për shembull për të fituar pagën tuaj vjetore?
Një uebsajt i ri (klikoni për të bërë kalkulimin tuaj) ju jep shifrat e sakta për Bezos dhe 14 mogulë të tjerë të teknologjisë, njofton Insajderi.
Shembull nëse rroga juaj vjetore arrin shifrën 8,000 euro, Mark Zuckerberg-ut i duhen vetëm 1.93 minuta ose Jeff Bezo-s i duhen 0.05 minuta.
Uebsajti përdor informacionet mbi pagat, bonuset, fitimet nga aksione dhe format e tjera të konpensimit për të llogaritur sesa kohë i duhet njerëzve si Mark Zuckerberg, Susan Wojcicki dhe Reed Hastings për të fituar pagën tuaj vjetore.
Informacione tregojnë se 15 CEO-të më të paguar në teknologji kanë të ardhura vjetor të kombinuara prej 83 miliardë dollarësh, që është disa herë më e lartë se GDP e qindra shteteve.
Bezos pritet të bëhet trilioneri i parë në botë dhe sipas përllogaritjeve kjo do të ndodhë në 2026. Ai është më i pasur sesa Xhamaika, Islanda, Tunizia dhe Estonia bërë së bashku. /Insajderi.com