Të gjitha arsyet pse duhet të pini një gotë ujë të nxehtë

Të gjitha arsyet pse duhet të pini një gotë ujë të nxehtë

Pirja e ujit, qoftë i nxehtë apo i ftohtë, mban trupin tuaj të shëndetshëm dhe të hidratuar, njofton Insajderi.

Disa njerëz madje pretendojnë se në krahasim me ujin e ftohtë, uji i nxehtë ndihmon specifikisht në tretje, çliron kapsllëkun dhe promovon relaksim.

Shumica e benefiteve të ujit të nxehtë janë të bazuara në të thëna të popullit, meqenëse ka pak fakte shkencore që e mbështesin.

Ky artikull shqyrton disa mënyra se si pirja e ujit të nxehtë mund t’ju sjellë dobi.

Mund të lehtësojë kongjestionin e hundës

Një filxhan me ujë të nxehtë krijon avull. Mbajtja e një filxhani me ujë të nxehtë dhe thithja e thellë këtij avulli të butë mund të ndihmojë në lirimin e sinuseve të bllokuara dhe madje lehtësimin e një dhimbje koke nga sinusi.

Mund të ndihmojë tretjen

Pirja e ujit ndihmon për të mbajtur në lëvizje sistemin e tretjes. Ndërsa uji lëviz nëpër stomak dhe zorrë, trupi është më i aftë të eliminoje mbeturinat.

Disa besojnë se pirja e ujit të nxehtë është veçanërisht e efektshme për aktivizimin e sistemit të tretjes.

Teoria është që uji i nxehtë gjithashtu mund të shpërndajë ushqimin që keni ngrënë që trupi juaj mund të ketë pasur probleme me tretjen.

Nevojiten më shumë kërkime për të provuar këtë, megjithëse një studim i vitit 2016 tregoi se uji i ngrohtë mund të ketë efekte të favorshme në lëvizjet e zorrëve dhe dëbimin e gazeve pas operacionit.

Mund të përmirësojë funksionimin e sistemit nervor qendror

Mos pirja e mjaftueshme e ujit, i nxehtë ose i ftohtë, mund të ketë efekte negative në funksionimin e sistemit tuaj nervor, duke ndikuar përfundimisht në gjendjen shpirtërore dhe funksionin e trurit.

Një hulumtim nga viti 2019 ka treguar se uji i pijshëm mund të përmirësojë aktivitetin e sistemit nervor qendror, si dhe gjendjen shpirtërore.

Ky hulumtim tregoi se uji i pijshëm rrit aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve gjatë aktiviteteve kërkuese dhe gjithashtu uli ankthin e tyre të vetë-raportuar.

Mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut

Dehidrimi është një shkak i zakonshëm i kapsllëkut. Në shumë raste, pirja e ujit është një mënyrë efektive për lehtësimin dhe parandalimin e kapsllëkut. Hidratimi ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes dhe e bën më të lehtë kalimin.

Pirja e rregullt e ujit të nxehtë mund t’ju ndihmojë të mbani të rregullta lëvizjet e zorrëve.

Përmirëson qarkullimin

Rrjedha e shëndetshme e gjakut ndikon në gjithçka, nga presioni juaj i gjakut deri tek rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.

Një banjë e ngrohtë ndihmon organet tuaja të qarkullimit të gjakut – arteriet dhe venat tuaja – të zgjerohen dhe të sjellin gjak në mënyrë më efektive në të gjithë trupin tuaj.

Pirja e ujit të nxehtë mund të ketë një efekt të ngjashëm. Sidoqoftë, ka pak hulumtime se kjo është efektive. /Insajderi.com

Burimi: Health Line