Ngasja me taka nuk është në kundërshtim me ligjin, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të mbathni takat tuaja më të larta dhe të hipni në timon. Kjo shkak se këpucët ndikojnë në aftësinë tuaj të ngasjes dhe taket, sado joshëse, janë ndoshta zgjedhja më e keqe për ngasje, shkruan AA, transmeton Insajderi.
Kur jeni duke vozitur, këmbët dhe kaviljet tuaja vihen në punë për të përdorur pedalet për të përshpejtuar dhe frenuar. Prandaj, është e rëndësishme që zgjedhja juaj e këpucëve t’ju japë lirinë e lëvizjes së këmbëve tuaja dhe t’ju lejojë të mbani kontroll më të mirë të makinës.
Përveç dëmtimit të këpucëve tuaja, ngasja me taka mund të shkaktojë një përplasje sepse arritja e pozicionit dhe veprimit të duhur të pedalit kërkon që thembra e këmbës suaj të qëndrojë në dysheme.
Nëse jeni duke vozitur me take, atëherë thembra juaj është e ngritur dhe nuk do të jeni në gjendje të gjykoni se sa presion duhet të bëni në pedale. Jo vetëm kaq, por takja juaj gjithashtu mund të kapet në mbulesën e dyshemesë, ose, edhe më keq, të ngec nën pedale.
Imagjinoni sikur duhet të frenoni në rast urgjence dhe takja juaj është e lidhur nën pedalin e frenimit. Mjaft e frikshme vetëm ta mendosh!
Si të zgjidhni këpucët e duhura për ngasje të sigurt?
E gjitha vjen deri te thembra e këpucëve tuaja. Tabanët e trashë parandalojnë që këmbët tuaja të ndiejnë pedalet dhe të gjykojnë sasinë e saktë të presionit që duhet të aplikoni. Tabanët e gjera gjithashtu duhet të shmangen pasi mund të shtypni dy pedale në të njëjtën kohë.
Zgjidhni këpucë që kanë kapje të mirë në thembra, në mënyrë që ato të mos rrëshqasin nga pedalet. Sigurohuni që të kontrolloni që tabanët nuk janë shumë të trashë ose shumë të gjerë.
A duhet të vozisni zbathur?
Jo. Ashtu si ngasja me take, ka rreziqe të lidhura me edhe nëse i jepni makinës zbathur. Këmbët tuaja të zhveshura kanë më shumë gjasa të bien ngërç gjatë ngasjes, plus që ato mund të bëhen të rrëshqitshme nga djersitja. /Insajderi.com