Të mbrohesh nga coronavirus-i me stil – Ky burrë mban maskë të punuar nga floriri

Të mbrohesh nga coronavirus-i me stil – Ky burrë mban maskë të punuar nga floriri

Një burrë indian tha që pagoi rreth 4,000 dollarë për një maskë fytyre prej ari për të mbrojtur atë nga coronavirus-i që ka shkaktuar një valë të madhe rastesh në vend, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.

Maska me metal të çmuar peshon 60 gram dhe mjeshtrit iu deshën 8 ditë për ta punuar, tha biznesmeni Shankar Kurhade, nga qyteti perëndimor i Pune.

“Është një maskë e hollë dhe ka pore të vogla që po më ndihmojnë të marr frymë”, tha Shankar.

“Unë nuk jam i sigurt nëse do të jetë efektive për të më mbrojtur nga një infeksion me coronavirus por unë jam duke marrë masa të tjera paraprake”, shtoi ai.

Kur del jashtë, 49 vjeçari tha se i pëlqen të zbukurohet me xhevahire ari që peshojnë një kilogram, duke përfshirë një byzylyk, gjerdan dhe unaza në secilën gisht të dorës së djathtë.

India ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit në vend, i cili ka rreth 650.000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 18.600 vdekje. /Insajderi.com